Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi për herë të parë ka folur për dashurinë. E ftuar në studion e emisionit BOOM, mes notave të humorit, Mariza thotë se ka filluar shoqërohet me një djalë. Edhe pse ajo nuk e bën publik emrin e “princit” këngëtarja thotë se është ende në fazën e njohjes.
Fiori Dardha: Meqë jemi tek dashuria, e kuptoj që je e dashuruar me natyrën, jetën, Tiranën, Shqipërinë , me muzikën, me atë personin konkret je e dashuruar?
Mariza Ikonomi: Po jo, nuk kam asnjë person.
Rozana Radi: Nuk të pëlqen askush?
Mariza Ikonomi: Në fakt ka filluar të më pëlqejë dikush, po kaq. Jam te pëlqimi akoma
Rozana Radi: E ke në Facebook, instagram apo e ke shok?
Mariza Ikonomi: E kam shok.
Fiori Dardha: E di ai, ka nuhatur?
Rozana Radi: T’ja them unë.
Mariza Ikonomi: Unë nuk e di për vete e kam qejf apo jo, jam akoma vetë konfuze.
Rozana Radi: Po ai si sillet me ty?
Mariza Ikonomi: Po mirë sillet prandaj mua më pëlqen.
Rozana Radi: Ça ka bërë ai?
Mariza Ikonomi: Po ja më fton nëpër kafe, nëpër dreka
Rozana Radi: Kush paguan, apo ai gjithmonë?
Mariza Ikonomi: Jo, edhe unë.
Fjori Dardha: Duhet të ndodhë dicka tjetër.
Mariza Ikonomi: Epo nuk do t’i themi të gjitha në televizion.
Fjori Dardha: Fluturat në stomak të kanë filluar?
Mariza Ikonomi: Më ka filluar një shqiponjë.