Prezantuesi i BBC Breakfast, la bashkëpunëtoren e tij Sally Bundock vetëm në mes të emisionit, kur vendosi të largohej më herët.
Ata po diskutonin mbi Elon Musk, i cili donte që stafi i Tesla të largohej nga takimet joproduktive, ose të injoronte rregullat e kompanisë nëse ishte e nevojshme. Dhe Ben vendosi që t’i zbatonte këshillat e Musk në punën e tij dhe tha në mes të emisionit: “Mendoj se është koha që ne të largohemi”.
Ai shtoi: “Unë jam mërzitur dhe po largohem. Shihemi më vonë.” Kjo erdhi vetëm pak minuta pasi Louise u tha shikuesve: “Ne duhet të shkojmë në një takim për të treguar sesa i mirë është ky program”.
Pastaj ajo e përfundoi programin vetëm duke u shprehur: “Ben do të shkojë në takimin tonë tani”! Sipas një emaili të zbuluar të Tesla tregoi se Musk mendonte se shmangia e takimeve të mëdha do të përmirësonte produktivitetin.
“Nuk është e pasjellshme të largohesh, e pasjellshme është kur dikush qëndron dhe humbet kohën e tij”, shkruhej në email.