Pjesa dërmuese e botës së përparuar njihet për stilin jo të shëndetshëm të jetesës, sidomos kur bëhet fjalë për ushqimin. Ata konsumojnë produkte të mishit në shkallë të frikshme dhe për pasojë vuajnë nga një mori sëmundjesh, duke filluar prej obezitetit, deri tek ato më të rrezikshme.
Fatmirësisht, kohën e fundit shumë njerëz kanë filluar të heqin dorë nga ushqimi me bazë produktesh mishi, duke u shndërruar në vegjetarianë. Ndërkaq, shumë të tjerë, që ende janë mishngrënës, përpiqen të mbajnë vitalitetin nëpërmjet dietave të ndryshme.
Kjo vlen edhe për personat e famshëm – në mesin e të cilëve ka dhe vegjetarianë të “regjur”. Se cilët janë ata, në fakt, më të njohurit prej tyre, lexoni në vijim listën që Ngjyra.com ka bërë.
1. Olivia Wilde
Wilde është vegjetariane prej moshës madhore, ndërsa po ky stil jete i mundëson të ruajë bukurinë.
2. Samuel L. Jackson
Ndoshta do të befasoheni kur të kuptoni që aktori legjendar, Samuel L. Jackson është vegjetarian. Ai thotë se ka zgjedhur këtë stil të jetës për të jetuar më gjatë.
3. Peter Dinklage
Ylli i filimit “Game of Thrones” është vegjetarian që nga mosha 16-vjeçare, sepse ka dashuri të madhe ndaj kafshëve.
4. Tobey Maguire
Po të nderuar. Edhe Spidermeni është vegjetarian për vite e vite të tëra.
5. Joaquin Phoenix
Phoenix u bë vegjetarian, bashkë me familjen, kur djali i tij kishte parë një peshk jashtë ujit, duke luftuar për jetën e tij.
6. Leonardo DiCaprio
Leo është vegjetarian prej një kohe të gjatë, madje njihet edhe për disa fushata për promovimin e këtij stili jetese.
7. Christina Applegate
Applegate është vegjetariane prej shumë kohësh, madje thotë se ka harruar se çfarë shijeje ka mishi.
8. Brad Pitt
Pitt nuk ka ngrënë mish për vite të tëra, madje këtë gjë ua ka kërkuar edhe fëmijëve të tij, por jo gruas së tij të famshme.
9. Russell Brand
Brand u bë vegjetarian, pasi e kishte parë një film dokumentar. Edhe pse kishte pasur problem me varësinë nga droga ai prapë se prapë mbeti vegjetarian.
10. Kristen Bell
Bell njihet si adhuruese e madhe e kafshëve, prandaj nuk duhet të befasohemi që është një vegjetariane e njohur.
11. Jared Leto
Leto beson se duke qenë vegjetarian ka arritur të ndalë procesin e plakjes dhe ndjehet sikur të ishte në të 20-at dhe jo të 40-at.
12. Woody Harrelson
Harrelson u bë vegjetarian kur kuptoi se ka probleme me laktozën, ndërsa pas kësaj, ai u bë dhe aktivist për të drejtat e kafshëve.