Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Të rinj aventurierë drejt Malit të Tomorrit

$
0
0

Një grup të rinjsh nga Berati dhe Tirana, zgjodhën fundjavën e festës së Pashkëve për t’u ngjitur në Malin e Tomorrit, në Çukën Partizane.

Ata, fillimisht qëndruan në Shtëpinë e Pritjes së Vizitorëve në fshatin Tomorr, ku specialistët e AdZM Berat i njohën me historikun e parkut, zonës rreth tij, florën dhe faunën, traditat dhe zakonet e zones dhe i shoqëruan për në Çukën Partizane 2416 m.

Rangersat e AdZM-së që i shoqëruan, u treguan për legjendat e malit dhe historinë e zonës, për “Vrromin e Madh”, për Hanin e Perisnakës, për Qypërllinjtë dhe plot histori të tjera që lidhen me këtë zonë. Më pas grupi i të rinjve zbritën në Kanionet e Osumit. /a.g/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>