Aktori i njohur i “Portokalli”, Marin Orhanasi ka dhënë lajmin e bukur që do të bëhet baba për herë të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori i humorit nëpërmjet një postimi në Facebook dhe Instagram, ku ka postuar fotografi me gruan shtatzënë dhe djalin e tij të madh.
“Jemi dy çuna, për pak bëhemi tre”, ka shkruar aktori bashkanagjitur fotos.
Pritjes së ëmbël duket se po i vjen fundit dhe së shpejti familja e aktorit të njohur do të bëhet edhe më e madhe.