Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Disa sekrete bukurie që do ju ndryshojnë jetën

$
0
0

Femrat kalojnë shumë kohë për tu dukur bukur, kryesisht duke përdorur grim por shpesh harrojnë të kujdesen për lëkurën e tyre.

Ne ju sjellim disa sekrete bukurie që do ju ndihmojnë në përditshmërinë tuaj.

1-Për të forcuar qerpikët tuaj, lyejini fillimisht me pudër dhe më pas me rimel dhe do ti keni në gjendje të përsosur gjatë gjithë ditës.

2-Për të tharë flokët më shpejt, përdorni një bluze pambuku në vend të peshqirit. Vajzat që kanë kacurrela ti lënë pa krehur dhe në mëngjes do kenë format që dëshirojnë.

3-Për ta bërë tonin e syve që të ketë vëmendje gjatë gjithë ditës, mjafton ta lyeni fillimisht me laps të bardh mat dhe më pas përdorni ngjyrën që dëshironi.

4-Për të hequr mustaqet në kushte shtëpie, provoni një maskë të thjeshtë me përzierjen e 1 luge gjelle me miell tërshëre, 2 lugë gjelle me lëng limoni, 2 lugë gjelle me mjaltë. Pas kësaj aplikojeni përzierjen në fytyrë, lëreni për 15 minuta dhe më pas pastrojeni me ujë të nxehtë. Mund ta aplikoni disa herë në javë.

5-Për të larguar shenjat e kuqe pas depilimit, mjaftoni të përdorni një pambuk dhe një gotë qumësht, të cilën e aplikon në zonën e irrituar për disa minuta dhe lëkura juaj do jetë si më parë.

6-Nëse jeni lodhur nga buzët e cara në motin e ftohtë, mjafton një pustinë me caj jeshil të lagur, vendoseni disa herë dhe do i keni më të lëmuara se kurrë.

7-Për karficat që ju bien shpesh, lyejini me llak flokësh dhe më pas përdorini dhe nuk do keni asnjë problem me to.

8-Për të pastruar më lehtë furcat, merrni një lidhëse flokësh të madhe që përdoret për topuz, lageni me ujë dhe lëvizni lehtë furcën që ta keni të pastër.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>