Protesta e cila u kthye në një rrëmujë të madhe ku nuk mungoi as dhuna, është bërë kryetema e ditës dhe për këtë ka reaguar edhe aktori i njohur Florian Binaj.
Në një postim në Facebook, aktori shprehet se sot populli dallonte vetëm nga uniformat, pasi hallet janë të njëjta.
Floriani shkruan se:
Nuk jam pro dhunës por kur popullit nuk i dëgjohen hallet, do i durosh forcën… Dhe vendimet e gabuara ose të pamenduara të qeveritarëve dhe qeverive, i vuajnë mbi supe ata që i sollën nē pushtet…populli i shkretë që sot ndryshonte vetëm nga uniforma, por jo nga halli…
Nuk duhet të rrahim njëri-tjetrin për gabimet e pushtetit! Respekt për ata që u çuan të protestonin paqësisht dhe për policët që u përpoqën ta mbanin paqësore!