Frikë për yllin e kinemasë botërore Arnold Schwarzenegger. Aktori i është nënshtruar një ndëryrjeje kirurgjikale urgjente në zemër sipas raportimeve nga TMZ.
Në momentet kur mjekët vendosën të ndërhyjnë aktori ishte në një spital në Los Anxhelos për ndërrimin e një valvule kardiake.
Por, diçka shkoi keq për 70-vjeçarin dhe mjekët vendosën të ndërhyjnë menjëherë.
Sipas burimeve pranë aktorit gjendja e tij tashmë është e stabilizuar dhe ai po mbahet nën mbikqyrje.