Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

RILINDI ËNDRRA E RAMËS!

$
0
0

Nga Dritan Kaba

Dikur kryetar bashkie, Rama i cilësonte çeçenë, që duhet të hyjnë me vizë në Tiranë.

Sot që ka tepsinë i vetëm, ja arriti t’i vendosë viza verilindjes së Shqipërisë dhe gjysmës tjetër të kombit, kosovarëve.

Vendosja e taksës së rrugës, që lidh si një aortë kombin, është fillimi i një ndarjeje të tij.

Përveç kësaj, është edhe një taksë që i përkeqëson edhe më tej jetesën e kësaj pjese të vendit. Kjo është një taksë që rëndon ekonominë dhe qarkullimin e mallrave dhe prodhimeve të këtyre qytetarëve. Produktet e tyre do shtrenjtohen dhe bëhen gati të pakonkurueshme në tregun shqiptar. Përveç vizave për njerëzit, kjo taksë është edhe tarifë doganore, për patatet, gështenjat, arrat, mjaltin e çdo prodhim tjetër të veriut të Shqipërisë.

Kjo do jetë edhe si doganë është vizë për gjysmën e kombit.

Vizë edhe me pagesë, edhe me tra!

Kjo është Rilindja, e tepsisë dhe timonit!

Drogë dhe P.P.P. modeli ekonomik i Rilindjes!

Kjo është çmenduria dhe paaftësia e një individi, që e vuajnë të gjithë ata që kanë timon, ose jo.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>