Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

FOTO/ E njihni vajzën që ka intervistuar Shën Terezën? Ka bërë histori në ekranin shqiptar

$
0
0

Vështirë ta ngatërroni zërin e saj. Ajo ka qenë imazhi kryesor i edicionit qëndror të lajmeve shumë vite më parë.

Bëhet fjalë për Tefta Radin, spikeren e lajmeve që bëri histori me eksperiencën dhe profesionalizmin e saj.

Edhe pse vitet kanë kaluar, në këtë foto ajo duket një vajzë mjaft simpatike, e përgatitur për të realizuar ndoshta një nga intervistat më të rëndësishme në jetën e saj profesionale, atë me Shën Terezën.

Ishte data 15 gusht e vitit 1989 kur është shkrepur kjo fotografi e cila mbart shumë kujtime për ikonën e ekranit dhe për ndjeksit e saj.

Pavarësisht se kanë kaluar 29 vite nga ajo ditë, Radi në këtë foto shfaqet shumë elegante e veshur me një fustan ngjyrë pastel dhe me sandale të zeza.

Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj këngëtarit Françesk Radi, ish-spikerja është larguar nga Shqipëria dhe është vendosur në Melburn të Australisë./revistawho.com

Image


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>