Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Rita Ora në Kosovë në 10-vjetorin e Pavarësisë, Pacolli: Nuk ka pranuar të paguhet

$
0
0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar ardhjen e këngëtares me famë botërore Rita Ora në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Pacolli me anë të një postimi në Facebook shkruan se ylli botëror nuk ka pranuar të paguhet për koncertin që do të zhvillojë, duke u shprehur se familja Ora meriton një respekt të madh për shkak të ndihmës që kanë dhënë në promovimin e Kosovës.

Begjet Pacolli“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. 

Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>