Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Kroaci, hapet për herë të parë një shkollë në gjuhën shqipe

$
0
0

Gjimnazi do të hapet në Zarë të Kroacisë për një pakicë të vogël shqiptare që jeton me dekada në këtë qytet të Dalmacisë dhe duan të mësojnë gjuhën e tyre.

Ilir Melo, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci është shprehur se kjo është një ngjarje e shënuar dhe me rëndësi të veçantë historike pasi në këtë mënyrë arbëreshët e Zarës kanë mundësi të ruajnë traditën dhe kulturën shqipe.

Uliks Emra, përfaqesuesja e Ambasadës së Kosovës në Zagreb ka vlerësuar miqësinë me popullin kroat dhe ka dhënë mbështetjen e plotë për gjithë aktivitetet e këtilla.

Sakaq, Drejtori i këtij gjimnazi, Vladimir Nazor, u uron mirëseardhjen të gjithë nxënësve të kësaj shkolle.

Melo: “Kjo është një ngjarje e shënuar dhe me rëndësi të veçantë dhe është ngjarje historike, sepse para 300 vjetëve këtu kanë ardhur një gjeneratë e shqiptarëve nga veriu i Shqipërisë, por edhe një gjeneratë tjetër që kanë ardhur në 100 vitet e fundit. Është rast që edhe arbëneshët e Zarës të mësojnë gjuhën shqipe. Është moment i rëndësishëm historik se në këtë ditë ka filluar mësimi në gjuhën shqipe për ta ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqipe. Ambasada e Shqipërisë, do të japë gjithë ndihmesën e duhur”.

Emra: “Krenaria dhe pasuria më e madhe e shqiptarëve është gjuha shqipe, dhe kjo është ngjarje jo vetëm historike por edhe e veçantë. Ambasada e Kosovës do të mbështesë gjithë aktivitetet e këtilla. Populli shqiptar është popull që nuk harron dhe kurrë nuk do ta harrojë miqësinë që ka historikisht me popullin kroat”.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>