Elton John ishte zënë me Princeshë Diana dhe ishte pajtuar me të vetëm pak javë para vdekjes së saj. Ky fakt është zbuluar tani për herë të parë.
Ylli i popit, i cili, njoftoi dje se do të tërhiqet nga muzika pas një turneu të fundit botëror, ishte mik i ngushtë me princeshën.
Ama mesa duket miqësia e tyre paska patur uljet dhe ngritjet e saj.
Por ata u pajtuan kur vdiq miku i tyre i përbashkët Gianni Versace, pak para vdekjes edhe të vetë Dianës.
“E kam dashur, sepse ajo ka bërë shumë për AIDS dhe ishte një mike shumë e mirë e imja. Ne kishim rënien tonë, por u pajtuam në fund.
Ishte një verë e jashtëzakonshme…thjesht nuk mund të besoja se çfarë po ndodhte, por ajo do të ishte krenare për djemtë e saj dhe ata po bëjnë një punë të shkëlqyer”, shprehet John, raporton Mirror.
Raportohet se legjenda e këngës tashmë është i afërt me princat Harry dhe Uilliam, të cilët i ka njohur nëpërmjet miqësisë së tij të ngushtë me nënën e tyre të ndjerë.