Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Rreziku nga fishekzjarret, ekspertët: Dëmtojnë mjedisin

$
0
0

Festat nuk mund të mendohen dot pa to, por përtej atmosferës së jashtëzakonshme që krijojnë me shpërthimin e ngjyrave e formave, fishekzjarret, shoqëruese të pashmangshme të ndërrimit të viteve, kanë edhe dozën e tyre të rrezikut për shëndetin e mjedisin.

Ekspertët shpjegojnë se ato përbëhen nga gati 75% nitrat kaliumi, 15% karbon e 10% squfur. Për ngjyrat u shtohen lidhje bakri, bariumi apo stronciumi, të cilat prodhojnë efektet e veçanta në ngjyrë të kuqe, blu apo të gjelbërt.

Fishekzjarret e para, të krijuara në kohën e dinastisë kineze “Zong” nga murgu Li Toam, bënin më shumë zhurmë sesa dritë. Por me kalimin e kohës u perfeksionuan për t’u përhapur në shekullin e XIV në Itali, e më tej në mbarë Europën.

Sot ato shoqërojnë shpeshherë momentin kulmor të ceremonive apo festave të ndryshme. Por ambientalistët këmbëngulin se “lulet e zjarrit”, siç i quajnë japonezët, shkaktojnë ndotje të ndjeshme të mjedisit.

Problemi më i madh, nga sa pohojnë ekspertët, mbeten fishekzjarret e kategorisë F2, që lejohet t’i ndezin vetëm të rriturit, të cilët shpesh nuk e respektojnë distancën e sigurisë prej të paktën 8 metrash, e kjo shkakton aksidente.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>