









Kur realizojmë një vepër arti shpresojmë që të zgjasë në kohë. Megjithatë një grup studentësh të Hong Kong-ut, që në 2006 krijuan kolektivin Illusdreamer nuk mendojnë kështu.
Duke marrë shkas nga personazhet e filmave të preferuar gjimnazistët kanë dizenjuar me shkumësa me ngjyra, mbi dërrasat e zeza të klasave të tyre, murale të mrekullueshme të cilat fshihen nga mësuesit sapo fillon mësimi.
/BalkanWeb