Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

U tall nga shokët, reagojnë yjet botërorë të showbizit

$
0
0

Një video e një djali ku tregon me detaje se si e tallin shokët është kthyer në virale dhe ka bërë që shumë njerëz të preken e të lotojë. Kanë qenë shumë të famshëm të cilët kanë reaguar me komente dhe duke i bërë sharë videos.

Në video shfaqet djali i cili tregon me detaje se shokët e shkollës e ngacmojnë për formën e hundës së tij, duke e goditur me sende, e duke i futur ushqime në rroba. Ai thotë se ka shumë frikë kur është pushimi i drekës ku të gjithë shkojnë të hanë bukë.

Videoja prekëse u postua fillimisht nga motra e tij Lakyn e cila nën hashtagun #StandwithKeaton është kthyer në videon më të klikuar të momentit. Njerëzit shprehën dhimbjen me komentet e tyre, por edhe admiruan guximin që mori për të folur publikisht për problemin.

Në përgjigje, të famshmit kanë shpërndarë videon në faqet e tyre të mediave sociale, duke dënuar të gjitha ngacmimet që i bëjnë, duke kërkuar solidaritet dhe madje duke i kërkuar djalit të kontaktojë me ta.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>