Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Vargjet e para të botuara të Dritëro Agollit kur ishte nxënës (VIDEO)

$
0
0

Vargjet më të hershme poetike të botuar në vitin 1948, kur Dritëro Agolli ishte në klasën e 7-të në Bilisht të Korccës, dhe një krijimtari që në 65 vjet me radhë ka ardhur duke u zgjeruar në zhanre e gjini të ndryshme, janë ekpozuar në Biliotekën Kombëtare me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

Ekspozita e çelur këtë të hënë sjell mes relikeve “Letrari i ri” e “Rinia” të vitit 1948, vëllimet e para poetike “Në rrugë dolla” e deri tek dorëshkrimet e fundit të shkruara me dorën e dridhur, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore të shkrimtarit që nga viti 1997.

Ekspozohet edhe makina e shkrimit dhe fotografitë e ccasteve më kulmore të jetës së Dritëro Agollit.

Ish-kryredaktori i gazetës “Drita” Xhevat Lloshi i pranishëm në këtë ekspozitë rrëfen kujtimet me Driëtro Agollin kur ai ishte kryetar i lidhjes së shkrimtarëve.

Gjatë çeljes së aktivitetit të titulluar “Ekskpozita agolliane dhe ligjërata”. drejtoresha e Bibliotekës kombëtare Persida Asllani foli për rolin e Dritëror Agollit në letërsinë shqipe, ndërsa ministrja e kulturës Mirela Kumbaro deklaroi se me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit që është më 13 tetor, do të shpallet java e Dritëro Agollit.

Java e Dritëro Agollit, me rastin e 85-vjetorit të lindnjes së tij, do të ndiqet ndiqet me aktivete të shumta kulturore dhe akademike në ditët në vijim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>