Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Thumbi i Kumbaros: Flasin dhe do vazhdojnë të flasin, por mua aq më bën

$
0
0

“Flasin dhe do vazhdojnë të flasin, por mua aq më bën”, ka qenë fraza që Ministrja e Kulturës ka zgjedhur nga mbishkrimi i vulës së Faik Konicës, për ta ndarë në rrjetin social Twitter, së bashku me një album fotosh të shkëputura nga ceremonia e dorëzimit në Bibliotekën Kombëtare.

Thënia e Konicës, i cili është edhe një ndër personalitetet e preferuar të ministres Kumbaro, është shkëputur nga vula, e cila  përbëhet nga dy germa platini F.K, që përfaqësonin  artin e tipografisë koniciane të “Albania-s” e të librave që ai shtypi me ato germa, si dhe nga dhjetë gjarpërinj në pozicione të ndryshme, që rrethojnë inicialet e emrit të Faik Konicës. Logo mban si shënim në greqisht një thënie tipike të nxjerrë nga vepra e filozofit të mirënjohur Erasmus i Roterdamit (Desiderius Erasmus), të cilën Konica e ka perifrazuar në frengjisht qysh te “Albania”, nr. 1, Janar 1902: “Il disent ce qu’il veulent: qu’il continuent, je n’en moque!” (Le të thonë ç’të duan, mua aq më bën..!)

Në ceremoninë e zhvilluar ditën e djeshme,  Kumbaro nënvizoi se intelektuali dhe diplomati Faik Konica ka shenjuar fort historinë e diplomacisë shqiptare.

Në përfundim të ceremonisë, Ministrat Bushati, Kumbaro dhe Drejtorja e Bibilotekës Kombëtare Persida Asllani dhanë një mesazh sensibilizues në kuadër të Ditëve të Leximit dhe fushatës “Takohemi për një libër” duke lexuar pjesë nga Konica.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>