Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Televizioni italian RAI për gjuhën italiane në Shqipëri

$
0
0

Tetori është muaji i Javës së Gjuhës italiane në botë, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Sërish gjatë muajit tetor, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nisi fushatën e parë kombëtare të leximit “Takohemi për një libër”.

Televizioni Rai, përmes botimeve Edizioni ERI, bëhet pjesë e kësaj nisme me projektin “Rai për gjuhën italiane në Shqipëri”, duke i dhuruar 2000 libra Zyrës së Shkollave të Ambasadës Italiane për ngritjen e dhjetë bibliotekave pranë shkollave shqiptare me seksione dygjuhëshe. Bëhet fjalë për një kontribut të RAI-it për programet e përhapjes së gjuhës dhe kulturës italiane, realizuar përmes bashkëpunimit me misionin Guardia di Finanza në Shqipëri.

Prezantimi i projektit dhe dorëzimi simbolik i librave do të mbahet më datë 7 tetor, ora 10.00, në Universitetin e Tiranës (Fakulteti i Gjuhëve të Huaja), në prani të Ambasadorit të Italisë Alberto Cutillo, zv. Ministrit të Kulturës Zef Çuni, Përgjegjëses për gjuhën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të RAI-it Loredana Cornero dhe Dekanit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>