Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Çmimet Emmy; ‘Dashuri e pafund’ fituese e kategorisë Seriali më i mirë

$
0
0

Seriali i mirënjohur tashmë në të gjithë botën, «Dashuri e pafund» është vlerësuar si «Seriali më i mirë» në ndarjen e çmimeve Emmy. Seriali i prodhuar nga Ay Yapim është i pari serial turk i cili vlerësohet me këtë çmim prestigjioz.
Ky çmim iu dorëzua regjisores Hilal Saral, skenaristes Burcu Görgün Topta? dhe CEO-s së kompanisë Ay Yapim, Kerem Catay në ceremoninë në New York. Seriali turk u shpall fitues ndër serialet e tjera: 30 lives, Total Dreamer dhe Old River.

Burak Özçivit (Kemal), Neslihan Atagül (Nihan) and Kaan Urganc?o?lu (Emir) janë protagonistët që i dhanë popullaritet të gjërë këtij seriali kudo ku është transmetuar. “Dashuri e pafund” është përkthyer në disa gjuhë përfshirë këtu italisht, persisht, spanjisht dhe në gjuhën arabe. Premiera e këtij seriali u shfaq në Tetor 2015 dhe sot numëron transmetimin në më shumë se 60 shtete.

Publiku shqiptar u njoh me këtë serial falë transmetimit ekskluziv në platformën Tring e cila kujdeset gjithmonë për të sjellë më të mirën për teleshikuesit e saj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>