Papa Françesku shikohet në një video të publikuar në Facebook duke vallëzuar me femra në një diskotekë. Dhe vallëzon bukur, elegant.
Kjo pamje nuk është edhe aq e zakonshme për prijësit fetarë, mirëpo Papa Françesku tashmë është bërë i njohur për publikun falë punës së tij të madhe për reformimin e kishës katolike, shkruan Gazeta Metro. Ai u ka prirë shumë reformave, duke përfshirë këtu përmirësimin e jetës së grave dhe vajzave, si dhe duke u përqendruar më tepër në natyrën shumë kulturore të kishës moderne. Papa Francesku mbetet një reformist i madh i Kishës Katolike.
Ai, po ashtu, ka bërë thirrje që klerikëve katolikë romakë t’u lejohet martesa. Papa Françesku po ashtu u tregua më mirëpritës dhe i hapur ndaj homoseksualëve.