Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Festivali i 56-të/ Më pak gafa dhe më shumë këngëtarë bio

$
0
0

Kemi vite që presim nga festivali i fundvitit që të gjejë shkëlqimin e humbur. Dhe kemi po aq vite që dëgjojmë çdo prag festivali se ky do jetë më i miri, duke na lënë në fund të tij po aq të zhgënjyer sa një vit më parë, në mos më shumë (për ata që ende nuk e kanë braktisur traditën e ndjekjes së festivalit të TVSH-së).

A do ndodhë edhe kësaj here e njëjta gjë? Ajo që dimë deri tani është se si prezantues nuk do kemi ndonjë shoqe të Ledina Çelos e as ndonjë shok të Kasem Hoxhës, por Adi Krastën.

Të paktën do jemi të qartë që në fillim: gafa nuk do ketë, pra si rrjedhojë portalet nuk do mbushen me lajme për fustanin transparent, fjalët e ngatërruara, për batutat pa pikë kripe të lexuara në letër apo për deklarata të tipit: “nuk jam për këtë punë”. Falë Zotit, Adi Krasta është sidomos për këtë punë./TiranaPost/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>