Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Restaurohet piramida tre mijë vjeçare në Kazakistan

$
0
0

Arkeologët e Kazakistanit kanë përfunduar fazën e parë të restaurimit dhe hapën për vizitorët piramidën, e cila u zbulua vitin e kaluar në Karagandë dhe për të cilën mendohet se është rreth një mijë vjet të plota më e vjetër se piramidat e Egjiptit. “Restaurimi ka përfunduar dhe kështu në hartën turistike të Kazaikastanit është shtuar edhe një margaritar. Procesi i hulumtimeve arkeologjike ka vazhduar”, ka thënë Viktor Novozhenov, kreu i ekipit arkeologjik. Dy vite më parë shkencëtarët zbuluan piramidën, kurse vitin e kaluar njoftuan opinionin për ekzistencën e mbetjeve të piramidës në një rajon të largët të Kazakistanit, i cili ishte ndërtuar 3.000 vjet para erës së re. “Piramida është ndërtuar në Saryarka gjatë një faraoni lokal, udhëheqës i një fisi të fuqishëm dhe daton nga Epoka e Bronzit të vonë”, tha arkeologu Novozhenov.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>