Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Erika Bitanji, shkodranja që po mahnit Suedinë në “Idol 2017”

$
0
0

Quhet Erika Bitanji dhe është nga Shkodra. Prej disa kohësh talenti i saj ka nisur të marrë udhë në një prej skenave dhe konkureseve më të mëdha ndërkombëtare, siç është ai i “Idol 2017” në shtetin e Suedisë. Erika, e cila rrjedh nga një familje talentësh në qytetin e Shkodrës  në audicionet e para të konkursit muzikor mori pjesë me këngën “Chandelier” të Sia-s.

Dhe duket se ka qenë pikërisht kjo këngë që ika sjellë fat asaj, pasi që në shkëlqimin e audicioneve, shkodrania magjepsi jurinë dhe ka arritur të kalojë me sukses edhe në fazat e tjera.

Mesa duket suksesi në botën e muzikës është i garantuar për Erikën, pasi Zoti i ka dhënë një vokal të jashtëzakonshëm.

Sfida e radhës për të do të jetë të premten në orën 20:00, ku edhe do të vendoset nëse do jetë pjesë e finales së madhe.

Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’i urojmë suksese Erikës në përballjen me pesë konkurrentë të tjerë, të cilët sikurse shkodrania pretendojnë çmimin e madh të “Idol 2017” në Suedi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>