Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Ngrihen bustet e vëllezërve Gjeto e Dedë Çoku, në qendër të Lezhës

$
0
0
Vëllezërit malësor të Lezhës, Gjeto e Dedë Çoku, ngritësit e flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së Lezhës në 1912 janë përjetësuar në dy buste. Ato janë vendosur në lulishten kryesore të qytetit.
Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm përfaqësues të presidencës, deputetë, autoritete vendore, familjarë dhe qytetarë. Kreu i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj tha gjatë fjalës së tij se historia ka folur për vëllezërit Çoku.
Nderimi i veprës së vëllezërve Çoku është nderim për Lezhën dhe gjithë Shqipërinë u shpreh Shaqir Hasani, këshilltari i Presidentit të Republikës.
Aktiviteti në nderim të tyre u zhvendos më pas në pallatin e kulturës ku është mbajtur edhe një sesion shkencor mbi jetën dhe veprën dy malësorëve.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>