Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Rikthehet Elhaida Dani, pjesë e spektaklit muzikor “Notre Dame de Paris”

$
0
0

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani do të jetë pjesë e spektaklit muzikor ““Notre-Dame de Paris”, që do të shfaqet në Pallatin e Kongreseve në Paris në 23 nëntor.

Duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, Elhaida Dani, shprehet në një postim në Facebook se “me shumë kënaqësi më në fund mund të lajmëroj pjesëmarrjen time në produksionin e fundit të Notre-Dame de Paris – France, i cili do të shfaqet ne Pallatin e Kongreseve të Parisit duke filluar nga 23 nëntori”. Në këtë spektakël muzikor Elhaida Dani do të interpretojë rolin e Esmeraldës në kastin e dytë.

“Këtë mundësi e konsideroj një hap shumë të rëndësishëm të karrierës sime artistike dhe për këtë dua të falenderoj Riccardo Cocciante, Luc Plamondon, Gilles Maheu, Charles & Nicolas Talar që besuan tek unë”, thekson Dani.

Elhaida Dani është fituese e disa çmimeve si Star Akademi, Top Fest, The Voice of Italy. Ajo u shpall fituese e Festivalit të Këngës në RTSH në 2014 , çmim që e bëri të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2015.

elhaida-dani_1474548172-463787


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>