Tradita e bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme gjen shprehjen e vet më domethënëse në kalanë e Elbasanit, atje ku shekujt nuk kanë prekur Xhaminë, kishën ortodokse dhe atë katolike.
Kalaja e ndërtuar për të dhënë mbrojtje, strehon edhe sot familjet e vjetra elbasanase, duke ruajtur edhe dëshmi të historisë dhe zhvillimit të qytetit.
Ndër këto vlera, dallon bashkëjetesa fetare që mund të jetë shembull edhe për vende të tjera.