Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Diplomati Mal Berisha vlerësohet nga kongresmeni Engel

$
0
0

mal-berisha2Dy letra falënderimi, një nga Kongresmeni Amerikan Eliot Engel dhe tjetra nga aktivisti i çështjes shqiptare si dhe një nga udhëheqësit kryesor të Lobit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, i kanë mbërritur  këtë mes shtatori diplomatit shqiptar, Mal Berisha. Ata i shprehin mirënjohjen z. Mal Berisha për kontributin e tij të vyer në realizimin e  vizitës së tyre në suksesshme në qytetin e Lezhës.

Këtë fakt Mal Berisha e bën të ditur në faqen e tij zyrtare të Facebook, por edhe në uebsitin e tij personal.  Pjesë e vizitës dy ditore në Shqipëri (31 gusht-2 shtator) të Engel dhe Bajraktarit  ishte edhe qyteti i Lezhës i cili i akordoi titujt “Qytetar Nderi” dhe “Mirënjohje e Qytetit” respektivisht për Engel dhe Bajraktarin.  Me sa duket,  kjo vizitë e tyre në Lezhë ishte  për ta një nga ngjarjet më të spikatura të vizitës në Shqipëri.  “Pata një vizitë të frytshme dhe të kënaqshme dhe i vlerësova përpjekjet tuaja për organizimin e aktivitetit në qytetin e Lezhës. Do të ruaj si thesar titullin që mora dhe kujtimet e dashura të kësaj dite të veçantë. Faleminderit që e bëtë të mundur”,- thotë Engel në letrën e tij të falënderimit drejtuar ish- ambasadorit shqiptar në Londër.

Ndërsa Z. Bajraktari, pasi e cilëson aktivitetin në qytetin e Lezhës si ngjarjen më të paharruar të vizitës së tij në Shqipëri, nënvizon në letrën e tij të falënderimit se “Kongresmeni Engel dhe unë jemi shumë mirënjohës dhe të nderuar nga gjesti i madh i Kryebashkiakut të Lezhës dhe të Lezhjanëve ndaj nesh. E di që ka shumë punë për tu bërë por Ju falënderoj Juve për çdo gjë që ju bëni për Kombin Shqiptar. Zoti Ju bekoftë Ju dhe familjen Tuaj.”

Mbasi shpreh falënderimet e tija për të dy personalitetet dhe i konsideron letrat e marra “si dy gurë të çmuar në memorien time të asaj ditë të mrekullueshme,“  diplomati nënvizon ndihmën e madhe që dhanë autoritetet e Lezhës në arritjen e këtij suksesi të përbashkët.

 “Kryetari i Bashkisë, Këshilli Bashkiak dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak u treguan shumë bujar jo vetëm me titujt që iu akorduan mysafirëve të nderuar por edhe me simbolikën që mbarti kjo veprimtari e organizuar ne mjedisin e Memorialit të Heroit tonë Kombëtar, Skëndërbeg, në Lezhë. Fjalët e ndjera aq thellë nga të dy palët, veprimtaria kulturore artistike, panorama historike e qytetit e dhënë mjeshtërisht në gjuhën angleze nga drejtorja e bibliotekës së qytetit, balada e Gjergj Fishtës interpretuar nga sopranoja e qytetit dhe dekori historik e bënë veprimtarinë edhe më të bukur,” shkruan Z. Mal Berisha, duke shtuar “Falënderime për Kryetarin e Bashkisë, z Fran Frrokaj, dhe nën/kryetaren, zonjën Alfrida Dedgjonaj si dhe artistët lezhjanë që e zbukuruan aq shumë atë ditë dhe nderuan jo vetëm qytetin e tyre të bukur por tërë Shqipërinë.”

Gjatë ceremonisë së nderimit të këtyre dy personaliteteve, ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA në Shqipëri Donald Lu, i cili falënderoi qytetin e Lezhës për nderimin që iu bë zotit Engel, duke thënë se ai ka qenë një nga mbrojtësit më të mëdhenj të çështjes shqiptare në New York.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>