Është hapur mbrëmë në Beograd një ekpozitë e cila tregon rrugëtimin që Titoja dikur kishte bërë për në Afrikë.
“Tito në Afrikë – Fotografi solidariteti” është bashkëpunim mes Muzeut Jugosllav dhe Universitetit të Exeter.
Në vitin 1961 Tito udhëtoi për në Tunizi, ndërsa në vitet ’60-’70 ai dhe gruaja e tij Jovanka udhëtuan në disa shtete afrikane.
Janë rreth 130 fotografi që janë ekspozuar në Beograd në Muzeun e Jugosllavisë .