Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Dasma mbretërore në revistat prestigjoze ndërkombëtare (FOTO)

$
0
0

E shumëpritur është dasma në oborrin mbretëror. Cifti i cili hijeshon në cdo eveniment, Princ Leka II dhe Elia Zaharia kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në 8 tetor.

Dasma e tyre mbreterore është konsideruar mjaft interesante edhe nga mediat e huaja të cilat i kanë dedikuar Elias dhe Princ Lekës artikuj të veçantë. Aktorja ka publikuar disa nga revistat e huaja në të cilat çifti simpatik është bërë pjesë.

E fundit e cila i ka bërë ata pjesë të kopertinës, është revista prestigjoze franceze ‘Point De Vue’. Ndër revistat e huaja që kanë shkruar për dasmën mbretërore shqiptare janë: ‘Paris Match’, ‘DAM’, ‘Kungliga’, etj.

Dashuria e tyre e ka zanafillën në vitin 2008, ndërsa data e martesës 8 Tetor, ka edhe një domethënie të veçantë për familjen mbretërore. Në këtë datë është edhe ditëlindja e Mbretit ‘Zogu I’.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>