Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Mirditë, 7 besëtarët e Lajthizës, monument për dëshmorët e atdheut vrarë nga serbët

$
0
0

“Guri i Besës” quhet monumenti përkujtimor vendosur në Reps të Mirditës për shtatë besëtarët e Lajthizës, dëshmorët e atdheut që dhanë jetë në krah të Ded Gjo Lulit, duke luftuar për mbrotjen e trojeve shqiptare. Ceremonia përkujtoi besnikërinë e këtyre burrave ndaj çështjes shqiptare.

Shtatë besëtarët e Lajthizës, dëshmorë të atdheut, vrarë nga serbët në vitin 1915, u nderuan me një përmendore të quajtur Guri i Besës. Ceremonia u organizua në Reps të Mirditës ku drejtues vendorë, e të afërm të dëshmorëve risollën në kujtesë heroizmin e tyre duke theksuar se shtatë besëtarët e Lajthizës nuk e tradhtuan Ded Gjo Lulin.

Gjovalin Ndoja, studiues: “Përsa i përket ngjarjes së sotme, ka qenë bërë një shtrembërim i madh historik. Kanë ndarë 7 heronj dhe dëshmorë nga Ded Gjo Luli për të nxjerrë Mirditën të pabesë”. 

Ilmi Kurti, shoqata atdhetare “Malësia”: “Del në dritë të diellit e vërteta e historisë së Ded Gjo Lulit dhe burrave të Mirditës”. 

Gjon Lleshi, shoqata “Mirdita”: “Është i veçantë për faktin se  vendoset nderi historik i Mirditës për besën që ajo ka pasur emblemën e saj në vite”. 

Veprimtaritë përkujtimore u mbyllën me një sesion shkencor, ku studiues, historianë dhe akademikë, sollën fakte, dëshmi  dhe dokumente historike mbi të vërtetën e kësaj ngjarjeje që është pjesë e krenarisë së Mirditës dhe Malësisë së Madhe.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>