Roger Smith ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare. Aktori vdiq të dielën në spitalin Sherman Oaks në Kaliforni. Roger ka luajtur në serinë “Sunset Strip” ndersa një sëmundje neuromuskulare e detyroi që ta përfundonte karrierën në të tridhjetat. Ai vazhdoi të menaxhojë karrierën e gruas së tij, Ann-Margret, e cila luajti në filma, si “Bye Bye Birdie” dhe “Viva Las Vegas” dhe fitoi Globin e Artë për Aktoren më të mirë. Roger së fundmi u shfaq publikisht së bashku me Ann-Margret në premierën e “Going In Style” në mars.
↧