Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Reportazh me foto: Kur shqiptarja martohet me serbin dhe shkesja merr 2000 euro

$
0
0

Tema e martesave mes vajzave shqiptare me serbët e zonave rurale ka bërë bujë në median shqiptare dhe të huaja.

Këtë herë revista e njohur “Vice” vjen me një fotoreportazh nga një prej këtyre martesave.

Sanja Knezeviç shkruan se në fshatrat serbe mungojnë vajzat e reja, ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri: Në fshatra mungojnë djemtë e rinj.

Këtu hyn në punë Vera, e cila rregullon martesat mes vajzave shkodrane dhe burrave serbë. Vera merr rreth 2000 euro për shërbimin e saj.

Revista dokumenton me foto ardhjen e serbit 44-vjeçar Milovan në Shkodër për të kërkuar dorën e Evës 22-vjeçare, përcjell Mapo.al.

Pasi gjyshja e Evës thotë PO, Milovani paguan 115 dollarë te familja e saj dhe shkon për të blerë bizhuteri dhe rroba për të fejuarën.

Pas tre javësh, fermeri Milovan kthehet dhe e merr Evën për grua.

Revista dokumenton me foto mbërritjen e Milovanit, pranimin e familjes shkodrane, blerjen e mallrave, udhëtimin e Evës drejt Serbisë dhe mbërritjen e saj në shtëpinë e Milovanit ku do kalojë pjesën e mbetur të jetës.

Image

Dy shtetas serbe kalojne kufirin me Shqiperine per te takuar shkesen, shqiptaren, qe u ka premtuar nusen per Milovani, djathtas.
Image
Milovani takon gjyshen e nuses se tij te mundshme, Eva, ne qytetin e Shkodres.
Image
Nisin negociatat ne familje per nusen, Even, me bluzen ngjyre roze.
Image
Familja bie dakord per martesen dhe “firmos” marreveshjen me nje gote raki
Image
Eva e fejuar tashme em Milovanin
Image
Milovani harxhoi 600 euro per dhurata nuses dhe bizhuteri

Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>