Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Konfirmon Tom Cruise: Do të xhirohet “Top Gun 2”

$
0
0

Tom Cruise ka konfirmuar se do të xhirohet një vazhdim i filmit klasik nga viti 1986, “Top Gun”. Aktori e ka dhënë lajmin gjatë një interviste në një televizion australian ditën e mërkurën. Drejtuesja e emisionit Sunrise, Samantha Armytage, e ka pyetur yllin hollivudian rreth thashethemeve për “Top Gun 2”, ndërsa ai i habiti të gjithë kur u përgjigj: “Po, është e vërtetë”. “Ndoshta do t’i nis xhirimet në vitin e ardhshëm… Më pyetët dhe ju tregova se do të ndodhë”, ka deklaruar më tej Tom. Cruise, filmat e të cilit gjatë karrierës kanë grumbulluar mbi 12 miliardë dollarë përfitime në gjithë botën, ka luajtur rolin e pilotit Pete ‘Maverick’ Mitchell në “Top Gun” që u shndërrua në një film kult.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>