Quantcast
Channel: Magazine – Gazeta Koha Jone
Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404

Artisti Pozhegu, mozaik me portretin e Rita Orës

$
0
0

Artisti Astrit Pozhegu do të provojë më 15 maj të futet në rekordin Guinness me krijimin e mozaikut me fara të portretit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Në një sipërfaqe rreth 300 metra katrorë në Gjakovë, Pozhegu dhe ekipi i tij për ndërtimin e këtij mozaiku do të përdorin farat e lule diellit, misrit, grurit dhe fasules.

Rekordi aktual në këtë kategori mbahet nga një artist gjerman dhe është 270 metra katrorë. Performanca kreative e Alkentit dhe ekipit të tij do të nisë në orën 09:00 të mëngjesit, ndërsa do të tentohet që e gjithë puna të përfundojë në orët e mbrëmjes, në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë.

Alkent Pozhegu deri tani ka realizuar një numër të madh të mozaikëve, ndërsa është edhe mbajtës i një tjetër rekordi të Guinness, pasi në një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë ka ndërtuar figurat e dy futbollistëve botërorë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 14404


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>